Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë ka zhvilluar një takim me asamblistët lokalë, me qëllim të një mobilizimi edhe më të madh në kuadër të zgjedhjeve lokale 2025.
Pas takimit, përfaqësuesit e LDK-së në krye me kandidatin për kryetar të Klinës, Arben Limanaj, u pritën në Sferrkë nga kandidati për Asamble Komunale, Bashkim Gashi, i shoqëruar nga rrethi i tij i ngushtë.
Nga LDK Klinë u theksua se përkrahja për kandidatin Limanaj është duke u rritur dhe se “fryma e LDK-së po ndjehet fuqishëm”, duke reflektuar optimizëm për garën e ardhshme zgjedhore.