Halit Gashi, kandidati i VV besnik ndaj parimeve, i vendosur për ndryshim

Halit Gashi është kandidat për asamblist nga Lëvizja Vetëvendosje, duke mbajtur numrin 19 në fletëvotim.

Me një përvojë të gjatë në angazhimin qytetar dhe një qëndrim të palëkundur ndaj drejtësisë sociale, ai garon për t’i shërbyer komunitetit me ndershmëri, profesionalizëm dhe vizion të qartë.

Haliti synon të sjellë një frymë të re në qeverisjen lokale, ku zëri i qytetarit dëgjohet dhe nevojat e tij trajtohen me përgjegjësi.

Fokusi i tij është në mbrojtjen e interesit publik dhe ndërtimin e një administrate komunale transparente dhe llogaridhënëse.