Arjon Gashi nga Klina, pjesë e jurisë në Festivalin e Këngës “Mollëkuqet”

Në qytetin e Gjilanit dje u zhvillua edicioni i radhës i Festivalit të Këngës “Mollëkuqet”, një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore në vend që mbledh artistë e adhurues të muzikës nga mbarë kombi.

Në jurinë profesionale të këtij edicioni ishte pjesë edhe muzikanti nga Klina, Arjon Gashi, i cili me përvojën e tij dha kontribut të çmuar në vlerësimin e artistëve. Përfshirja e tij në këtë rol pasqyron reputacionin e krijuar ndër vite si një njohës serioz i muzikës dhe i përkushtuar ndaj artit.