Sokol Bashota premton dhjetë projekte për Drenoc dhe Dugajevë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka premtuar realizimin e dhjetë projekteve të rëndësishme për fshatrat Drenoc dhe Dugajevë. Premtimet e tij u bënë gjatë një tubimi madhështor me anëtarë dhe simpatizantë të nëndegës së Drenocit, i cili u mbajt sonte në ambientet e Motelit “Thana”.

Në mesin e projekteve të paralajmëruara për këtë zonë përfshihen:
• ndërtimi i ujësjellësit për Drenocin dhe Dugajevën,
• asfaltimi i rrugicave të fshatit,
• riparimi dhe asfaltimi i rrugës “Vesel Avdyli”,
• vendosja e shtyllave elektrike,
• ndërtimi i trotuareve,
• asfaltimi i rrugës që çon tek varrezat e fshatit,
• ndërtimi i parkut pranë lapidarit,
• rifunksionalizimi i zyrës së vendit,
• ndërtimi i trotuarit nga rruga kryesore deri në Dugajevë.

“Kam hyrë në këtë garë për të vazhduar sukseset që i kemi filluar që nga viti 2007. Do të realizoj të gjitha projektet që janë të nevojshme për ju dhe për të gjithë qytetarët e Klinës”, u shpreh Bashota.

Gjatë fjalës së tij, kandidati i PDK-së foli edhe për programin dhe vizionin e tij për zhvillimin e Klinës në katër vitet e ardhshme, si dhe prezantoi kandidatët për asamblenë komunale.

“PDK-ja po rrugëton e sigurt drejt fitores më 12 tetor, duke u mbështetur në besimin dhe përkrahjen e madhe që po marrim nga kjo nëndege. Puna jonë dhe prezenca juaj janë dëshmi se ne do të jemi fitues”, deklaroi ai.