Arben Limanaj: Dobërdoli dhe gjithë fshatrat e Klinës do të kenë zhvillim e përfaqësim të denjë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Klinës, Arben Limanaj, ka vizituar sot fshatin Dobërdol, një vend me potencial të madh, por që ende përballet me probleme të shumta të pazgjidhura.

Në këtë vizitë ishte e pranishme edhe asambleistja e LDK-së, Jehona Gashi, e cila ndau shqetësimet dhe nevojat e banorëve të fshatit.

Limanaj theksoi se LDK është e vendosur të sjellë zgjidhje konkrete për sfidat e banorëve dhe të sigurojë që çdo fshat i Klinës të ketë zhvillim të barabartë dhe përfaqësim të denjë.

“Dobërdoli, ashtu si edhe të gjitha fshatrat e Klinës, do të jenë pjesë e planeve tona për zhvillim të qëndrueshëm dhe mirëqenie për banorët”, u shpreh Limanaj.