Nxënësit e shkollës “Luigj Gurakuqi” në Klinë përballen me mungesë librash

Nxënësit e shkollës së mesme “Luigj Gurakuqi” në Klinë po përballen me vështirësi në sigurimin e librave shkollorë.

Sipas tyre, librat nuk po gjenden nëpër libraritë e qytetit, ndërsa në disa raste ofrohen vetëm kopje të pjesshme. Kjo po u shkakton probleme serioze, pasi nuk kanë me çfarë të mësojnë, ndërkohë që viti i ri shkollor ka filluar.

Prindërit dhe nxënësit kërkojnë nga institucionet përkatëse që të zgjidhet sa më parë ky problem dhe të sigurohen librat e nevojshëm për të gjithë./Klina info/