Tragjedia në Luksemburg: Dy vëllezërit nga Isniqi humbën jetën në aksident të rëndë

Një lajm i trishtë është rrëfyer nga një i afërm i familjeve Kastrati e Bajraktaraj. (rrëfimi është bërë me lejen e familjarëve).

Siç thuhet nga ky fqinj, Rr.D., viktimat po shkonin për të festuar ditëlindjen e njërit prej vëllezërve Bajraktaraj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Luksemburg, ndërsa siç raportohet, viktimave u janë djegur trupat për së gjalli, pasi vetura me të cilën po qarkullonin u përplasë për një kamion./Deçani24