Sokol Bashota për zgjedhjet lokale: Besojmë në fitore

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Klinës, Sokol Bashota, ka njoftuar se sonte ka zhvilluar një takim me kryetarët e nëndegëve të partisë në prag të fushatës zgjedhore.

Përmes një postimi në Facebook, Bashota ka shkruar se takimi ka qenë i frytshëm dhe ka shprehur bindjen se PDK-ja do të dalë fituese nga këto zgjedhje lokale.

“Gatishmëria, përkushtimi dhe vullneti i tyre i madh për të dhënë maksimumin, më shtuan edhe më shumë besimin se nga këto zgjedhje do të dalim fitues. Faleminderit secilit për energjinë dhe bashkëpunimin. Bashkë, me një vizion të qartë dhe me mbështetjen tuaj, fitorja është e sigurt!” – ka shkruar Bashota.