Blerina Berisha – Gashi, ish-asambliste në Komunën e Klinës, ka qenë një zë i vërtetë i qytetarëve në Kuvendin Komunal. Që në moshë të re, ajo është angazhuar me përkushtim në politikë, duke u bërë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, madje edhe femra më e votuar në Klinë.
Me një energji dhe vullnet të jashtëzakonshëm për punë, Blerina u dallua si një përfaqësuese që nuk bënte dallime, ajo foli dhe veproi për të gjithë qytetarët, pa përjashtim.
Në mandatin e saj, ajo dëshmoi pjekuri politike dhe ndjeshmëri për çështjet që prekin përditshmërinë e qytetarëve të Klinës.
Tani, ajo po rikandidon nga radhët e LDK-së për asamblenë komunale dhe mban numrin 6 në listë. Klinës i duhet një zë si i saj, i vendosur, i drejtë dhe i zëshëm për interesat e komunitetit./Klina info/