E rëndë në Klinë: I moshuari bie pa ndjenja pas zbritjes nga autobusi, dyshohet se ka ndërruar jetë

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur sot në orët e pasdites në rrugën magjistrale Prishtinë–Pejë, konkretisht në afërsi të rrethrrotullimit Kline Pej prishtin

Sipas informacioneve të para, një person i moshuar ka humbur ndjenjat dhe ka rënë përtokë menjëherë pasi ka zbritur nga një autobus udhëtarësh.

Kalimtarë të rastit dhe persona të tjerë që ndodheshin aty pranë kanë njoftuar menjëherë Policinë dhe emergjencën.

Burime nga terreni bëjnë të ditur se i moshuari është transportuar me urgjencë për në spital, por dyshohet se ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitë e Policisë së Kosovës, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të kësaj ngjarjeje./Klina info/