Pamja e tmerrshme e lumit Klina

Nuk duhet shumë për të kuptuar se qka tregojnë këto fotografi.
Një pamje të tmerrshme ka marrë lumi Klina&Drini i bardhë nga sasia e madhe e mbeturinave pranë shetitores, poashtu ujrat e zeza te derdhura në lumenjë e prerja e shpendëve në afërsi të tyre i ka shëmtuar jashtzakonisht shumë bukurinë e këtyre dy pasurive që ka komuna e Klinës.

Kështu u shprehen për Klina.info një grup i qytetarëve të ndershëm

lusim të gjithë qytetarët të jenë të vetdijshëm që në këtë mënyrë jemi ne vetë qytetarët që po e shkatërrojmë qytetin tonë, e kështu nuk mund ta krijojmë as shtetin që aq shumë dëshirojmë./Klina info