Të dielën sërish mblidhen deputetët e Kuvendit të Kosovës në përpjekjen e radhës, për të 32-ën herë, për konstituimin e legjislaturës së 9-të.
Përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit dështoi sërish një ditë më parë, duke e zgjatur edhe më tej ngërçin institucional në vend.
Pavarësisht thirrjeve të kryesuesit të seancës, Avni Dehari, që partitë t’i propozojnë emrat për komisionin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, asnjë propozim nuk erdhi nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe. Nga 87 deputetë të pranishëm, vetëm 47 votuan pro.
Ndërkohë çdo përfundim të seancës përfaqësuesit e partive politike po hedhin akuza ndaj njëra-tjetrës për bllokim institucional.