KosovaMed po zhvillon trajnime te akredituara nga OIK me nga 10 pikë falas për punëtorët shëndetësor në tërë vendin

Duke kontribuar në ngritjen e cilësisë së shërbimeve infermierore dhe forcimin e përgatitjes profesionale të stafit shëndetësor KosovaMed beson se cilësia e shërbimeve mjekësore dhe sociale është çelësi për një shoqëri më të shëndetshme dhe më të fortë. Çdo hap që ata ndërmarrim ka për qëllim të rrisë sigurinë, kujdesin dhe lehtësinë e shërbimeve mjekësore, duke e bërë kujdesin mjekësor dhe mbështetjen sociale më të afërt, më të arritshëm dhe më cilësor për çdo qytetar.
KosovaMed janë të përkushtuar që përmes inovacionit, profesionalizmit dhe dashurisë për profesionin, të kontribuojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të shëndetshme për të gjithë.

Ligjëruesit e trajnuar dhe me përvojë:
• Dr. Sami Rexhepi – Neuropsikiatër
• Dr. Behare Bojaxhiu – Psikologe Klinike
• PhD.c Kushtrim Salihu – Infermier në QSHMSHIB

Qëllimi dhe Objektivat:

• Rifreskimi i njohurive bazike dhe adoptimi i metodave moderne të komunikimit dhe kujdesit.

• Rritja e kapaciteteve për përballjen me stresin dhe situatat emocionale në praktikën e përditshme.

• Nxitja e frymës së bashkëpunimit, motivimit dhe ndarjes së përvojave profesionale.


Çështjet Kryesore të Trajtuara:

1. Komunikimi Profesional: Ndërtimi i marrëdhënieve efektive dhe empatike me pacientët.

2. Stresi dhe Djegia Profesionale: Strategji të mençura për parandalim dhe menaxhim të shterjes psikologjike.

3. Kujdesi ndaj Pacientëve me Probleme të Shëndetit Mendor: Qasje të qëndrueshme dhe humane në kujdesin afatgjatë.

4. Roli i Infermierëve dhe Psikoedukimi: Bashkëpunimi me familjen dhe komunitetin në procesin e rehabilitimit.

Ky trajnim ishte pjesë e një serie aktivitetesh që KosovaMed po zhvillon në tërë vendin, duke kontribuar në ngritjen e cilësisë së shërbimeve infermierore dhe forcimin e përgatitjes profesionale të stafit shëndetësor.