Në kuadër të javës së 32-të të AlbiMall Superligës së Kosovës, skuadra e KF Dukagjinit do të përballet me FC Malisheva këtë të shtunë, më 3 maj 2025.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, me fillim nga ora 15:00.
Ky takim pritet të jetë tejet i rëndësishëm për të dy skuadrat.
Nga klubi klinas kanë bërë thirrje për mbështetje masive të tifozëve, duke theksuar rëndësinë e bashkimit të forcave në këtë periudhë vendimtare të sezonit.
“#BashkëpërDukagjinin” mbetet motoja që i udhëheq futbollistët dhe tifozët në çdo ndeshje.