87 raste aktive me COVID-19 në Komunën e Klinës

87 raste aktive me COVID-19 janë në Komunën e Klinës.
Për këtë ka njoftuar drejtori i Shëndetësisë në komunën e Klinës, Shemsedin Berisha.
Berisha tha për klinainfo se qytetarët duhet të shtojnë kujdesin dhe t`i respektojnë masat kundër përhapjes së virusit.
Ndryshe, ditëve të fundit është rritur ndjeshëm numri i të konfirmuarve me virus, ndërsa vetëm dje janë konfirmuar 16 qytetarë të komunës së Klinës me COVID-19./Klins.info/