72 mijë e 500 qytetarë në Kosovë janë infektuar me COVID-19 deri më sot

Që nga 13 marsi, kur u shënuan dy rastet e para me COVID-19, e deri më tani, në Kosovë janë konfirmuar saktësisht 72 mijë e 500 raste pozitive me koronavirus,

Kjo shifër sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, rezultoi nga 325 mijë e 707 teste sa janë kryer deri tash.

Nga të gjithë personat që u infektuan me këtë virus, 1 mijë e 640 prej tyre kanë ndërruar jetë.

Ndërkaq, nga numri i përgjithshëm i pacientëve me COVID-19, 61 mijë e 685 kanë arritur të shërohen.

Momentalisht në vend janë edhe 9 mijë e 175 raste aktive me koronavirus.