65 aksidente dhe mbi 1.800 tiketa trafiku për 24 orë

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së premte raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet e ditur se gjatë ditës së premte janë regjistruar 65 aksidente trafiku.

Ndërsa, 16 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 49 të tjera me dëme materiale.

Poashtu, gjatë ditës së premte Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.875 tiketa trafiku për të gjithë pjesmarresit ne trafik.