36 foshnje lindën për 24 orë në Klinikën e Gjinekologjisë të QKUK-së

Gjatë 24 orëve të fundit, në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kishte 35 lindje, derisa 12 prej tyre u kryen me operacion.

Brenda kësaj kohe, u lindën 36 foshnje, 21 i takojnë gjinisë mashkullore dhe 15 i përkasin gjinisë femërore.

Vlen të theksohet se një nënë lindi binjakë, ndërkaq 13 shtatzëna u bënë nëna për herë të parë.