30 të vdekur dhe mbi 1 mijë raste të reja me koronavirus për 6 ditë në Kosovë

Gjatë 6 ditëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 30 viktima nga koronavirusi, shkruan Gazeta Sinjali.

Derisa, të hënën numri i të vdekurve nga ky virus ishte 139, sot ky numër arriti në 169.

Ndërkaq, sa u përket rasteve të reja, gjatë këtyre ditëve janë konfirmuar gjithsej 1 mijë e 40 raste të reja pozitive me COVID-19.

Për 6 ditë në Kosovë u shëruan 684 pacientë të cilët ishin të prekur me këtë virus, duke e çuar kështu në 3 mijë e 753 numrin e të shëruarve.

Aktualisht, në Kosovë janë 2 mijë e 995 raste aktive me koronavirus.