2 armë janë konfiskuar mbrëmë nga bastisjet në lokalet e natës në Klinë

Stacioni policor në Klinë dhe njësitet përkatëse mbrëmë kanë bastisur disa lokale të natës në Klinë.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

· Fsh. Volljakë, Klinë 02.02.2024 – 22:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me shtatë fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Rr. Sadik Rama, Klinë 02.02.2024 – 23:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishekë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Fsh. Poterq, Klinë 02.02.2024 – 23:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar një 20 fishekë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.