25 vjet nga rivarrimi i Dëshmorëve Memë dhe Pren Zef Lleshi

Më 12 dhjetor 2025 bëhen 25 vite nga rivarrimi i Dëshmorëve Memë dhe Pren Zef Lleshi.
Vëllezërit Mema dhe Preni, së bashku me 21 luftëtarë të lirisë, më 28 janar 1999 ranë në pritën e forcave serbe mbi Goden të Hasit, gjatë rrugëtimit drejt Shqipërisë.

Pas rënies, ata u konsideruan të zhdukur deri më 9 dhjetor 1999. Hetimet e mëvonshme zbuluan se forcat serbe i kishin varrosur fshehurazi natën e 8 shkurtit 1999 në varrezat e qytetit të Gjakovës.

Më 12 dhjetor 1999, trupat e tyre u rivarrosën me nderime, pranë Dëshmorëve Kolë dhe Mark Lleshi, në Vraniq të Gjakovës.

Lavdi e përjetshme për dëshmorët Memë dhe Pren Zef Lleshi.