24 vjet nga rënia heroike e Arben Halitajt dhe Faruk Elezajt, OVL UÇK në Klinë me homazhe

Sot bëhen 24 vite nga rënia heroike e dy dëshmorëve Arben Halitaj dhe Faruk Elezaj.

Miq, familjarë e bashkëluftëtarë i kujtuan ata me dhimbje e krenari.

Edhe OVL UÇK, dega në Klinë dhe institucionet komunale bënë homazhe.

Fillimisht homazhe bënë tek busti i Arben Halitajt që është i vendosur në afërsi të Komunës së Klinës, dhe më pas te ai i Faruk Elezajt te QKMF në Klinë./Klina info/