Sot në orën 11:00 mbahet seanca e 21-të e tentimit për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, i cili vazhdon të mbetet në një ngërç politik të thellë.
Arsyeja kryesore e këtij ngërçi është mospranimi i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.
Lëvizjes Vetëvendosje vazhdon të insistojë në zgjedhjen e ish-ministres së Drejtësisë për këtë post.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA kërkojnë ndryshimin e kandidaturës për kryetare të Kuvendit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Deputetët janë betuar më 15 prill, por për shkak të mungesës së zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve Kuvendi ende nuk është konstituuar.