106 vjetori i vrasjes së Isa Boletinit

Sot janë bërë 106 vjet që nga vrasja e Isa Boletinit.

Isa Boletini u lind me 15 janar të vitit 1864 në Boletin, ka qenë kryengritës shqiptar në Vilajetin e Kosovës, pjesëmarrës në rini në veprimet e Lidhjes së Prizrenit.

Më pas shërbeu si kryetar i rojeve të pallatit sulltanor, prej ku u kthye me grada, pas ardhjes së xhonturqve dhe masave të tyre drejtoi kryengritjet e 1910 dhe atë të 1912.

Isa Boletini u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me malazezët në Podgoricë së bashku me 17 shoqëruesit e vet, më 23 janar të vitit 1916.