🚫 SISTEM I RI I PUNËS – RREGULLAT E REJA TË HYRJES NË EMERGJENCË!

Për herë të parë në Kosovë, në një institucion shëndetësor publik, në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, nga 1 maji 2026 fillon zbatimi i sistemit të triazhimit.

Qëllimi i kalimit në sistem të ri është funksionimi më i sigurt, më i shpejtë dhe më efikas i shërbimit.

Rregullat e reja:
• Hyrja lejohet vetëm për pacientë me urgjencë
• Lejohet vetëm 1 përcjellës, kur është e nevojshme
• ❌ Vizitorët nuk lejohen në hapësirat e Emergjencës

❗ E rëndësishme:
🚫 Emergjenca NUK mund të përdoret si hyrje për repartet tjera!

➡️ Për shërbime në repartet tjera përdorni:
• Hyrjen për bllokun kirurgjik

✔️ Këto rregulla ndihmojnë në:
• Shmangien e mbingarkesës
• Trajtimin më të shpejtë të rasteve urgjente
• Rritjen e sigurisë për pacientët

🙏 Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!