Zjarr në një shtëpi në fshatin Jagodë të Klinës, intervenim i shpejtë i zjarrfikësve

Një incident zjarri ka ndodhur sonte në fshatin Jagodë të komunës së Klinë, ku është përfshirë nga flakët kulmi i një shtëpie banimi.

Sipas informacioneve fillestare nga Klina.info, zjarri ka shpërthyer papritur, duke shkaktuar dëme materiale në pjesën e sipërme të objektit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet e Policisë dhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin në kohë.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Autoritetet janë duke hetuar shkaqet e shpërthimit të zjarrit.