Zhduket axha nga Istogu, vëllau e raporton rastin në polici

Një i moshuar nga fshati Baicë i Istogut është zhdukur që nga e mërkura.

Mus Leskova është larguar nga shtëpia pasditën e të mërkurës dhe nuk është kthyer më.

Rastin e ka lajmëruar në polici vëllau i tij.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vëllai i tij mashkull kosovar (me probleme psikike) është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar” thuhet në njoftimin e policisë.