Viktimat e aksidentit në Klinë janë nga Deçani

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orën 05:00 të mëngjesit, ku kanë humbur jetën dy persona.

Viktimat janë nga komuna e Deçanit.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“ Aksidenti ka ndodhur në ora 05:00 të mëngjesit, ku si pasojë mbetën dy persona të vdekur.

Viktimat janë nga Deçani”, tha ai.