Veteranët kroatë të luftës valëvitin flamujt e UÇK-së, falënderojnë shqiptarët

Veteranët e Luftës së Kroacisë janë mbledhur në “MK Veterani” në këtë shtet ku kanë falënderuar në mnëyrë të veçantë të gjithë shqiptarët që mbrojtën Kroacinë.

Ata kanë shprehur përkrahjen e pastër për veteranët e Kosovës të ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza nga Gjykata në Hagë, shkruan Dnevno, transmeton Klan Kosova.Duke bartur flamujt e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kolonë me motoçikleta, ata kanë rikujtuar Ditën e Krenarisë dhe Lavdisë kur luftuan krah për krah të kosovarëve dhe kroatëve kundër agresionit të Serbisë.