Vdes edhe një person në Gjilan nga Covid-19, kishte shërbyer si taksist!

Ka ndërruar jetë një person në Gjilan, shkaku Covid-19.

Viktima Rexhep Baxhaku (1945) i cili ka shërbyer si taksist, kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese, shkruan Indeksonline.

Lajmin e bëri të ditur kryetari, Lutfi Haziri, ku edhe i shpreh ngushëllime familjes.

“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për humbjen e betejës me #COVID19 të dy bashkëqytetarëve tanë, prokurorit të respektuar Ismet Ukshini (1961) dhe Rexhep Baxhakut (1945) i cili ka shërbyer si taksist. Të dy kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Në emër të Komitetit për menaxhimin e përhapjes së #COVID19, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve. Do t’iu qëndrojmë afër për ta përballuar dhembjen.

Apeloj që t’i respektoni masat mbrojtëse sepse po përballemi me një virus shumë të rrezikshëm!”, u shpreh Haziri në Facebook.