Ura pranë Stacionit të Trenit në Pogragjë rrezikon banorët

Një incident i pazakontë ka ndodhur pranë Stacionit të Trenit në fshatin Pogragjë të Klinës, ku ura e kalimit është dëmtuar pjesërisht pas kalimit të një makinerie të rëndë bujqësore, e cila ishte në lëvizje për nevoja korrje-shirjeje në zonën përreth.

Sipas informacioneve të para, pronari i makinerisë, për të mundësuar kalimin e mjetit të tij të madh për korrje – shirje, ka larguar vetë anësoret mbrojtëse të urës, duke bërë të mundur hyrjen dhe kalimin përmes strukturës.

Megjithatë, pas përfundimit të punës, ai nuk i ka rikthyer në vendin e tyre, duke lënë urën në një gjendje të pasigurt dhe të rrezikshme për kalimtarët dhe automjetet që përdorin këtë rrugë.

“Dëmet janë të dukshme, pjesa anësore është e hapur dhe shumë rrezik për fëmijët e lagjes. Nëse nuk reagohet shpejt, mund të ndodhë ndonjë fatkeqësi,” kanë thënë banorët për Klina.info