Tre të lënduar pas aksidentit në Dollc të Klinës

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore pas aksidentit mes dy vetura në fshatin Dollc të Klinës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai njoftoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:50, derisa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 13:50 policia ka pranuar informacion se në fshatin Dollc të Klinës ka ndodhur një aksident”.

“Në këtë aksident tre persona janë lënduar të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e aksidenteve për të kuptuar shkakun e aksidentit”, tha Gashi.