Thyhet një shtëpi në Dollc të Klinës, dyshohet për vjedhje të arit

Një shtëpi është thyer në fshatin Dollc të Klinës, raportojnë burime për “Klina Info”. Sipas informacioneve të para, nga vendi i ngjarjes dyshohet se janë vjedhur stoli ari dhe sende të tjera me vlerë.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas raportimit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit. Deri më tani nuk është raportuar për persona të dyshuar apo të arrestuar.

Rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë” dhe po trajtohet nga njësitet kompetente./Klina info/