Shembull humanizmi: Mirusha Company gëzon nxënësit e shkollës “Avni Zhabota”

Shkolla fillore “Avni Zhabota” në Shtupel ka shprehur falënderim dhe mirënjohje të veçantë për Mirusha Company, e cila me bujari ka dhuruar 120 dhurata për nxënësit e kësaj shkolle, duke sjellë gëzim, buzëqeshje dhe atmosferë festive në ambientet shkollore, shkruan Klina info.

Ky gjest i vlefshëm dëshmon përgjegjësi sociale dhe përkushtim ndaj edukimit dhe fëmijëve, vlera që meritojnë respekt dhe vlerësim publik.

Po ashtu, shkolla ka falënderuar edhe Benita Company për dhurimin e 20 pakove dhurata për klasën parashkollore, një kontribut i çmuar për më të vegjlit.

Në emër të nxënësve, stafit dhe shkollës “Avni Zhabota”, është shprehur mirënjohje e thellë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e treguar nga kompanitë donatore.