Rritja e numrit të rasteve me koronavirus, reagon infektologu Valbon Krasniqi

Infektologu Valbon Krasniqi ka reaguar pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Qytetarë të nderuar, Ju lutem, MBANI MASKAT! MOS I SHTRENGONI DUART! Përshëndetuni me zemër – JO me duar”, ka shkruar ai.

Reagimi i Krasniqit vjen pasi që vetëm në dy ditët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 111 raste të reja me COVID-19.