Një shtyllë elektrike e tensionit të lartë është rrëzuar sot në fshatin Zabergjë të Komunës së Klinës.
Sipas qyetarëve që kanë njoftuar redaksinë e Klina.info shtylla e rrëzuar paraqet rrezik të madh për kalimtarët dhe banorët e zonës.
Nuk dihet ende nëse autoritetet janë të informuara apo nëse janë marrë masa për eliminimin e rrezikut, por qytetarët apelojnë për ndërhyrje sa më të shpejtë për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm./Klina info/