Rohde: Gjermania vazhdon të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka uruar Ditën e Evropës nga një aktivitet në sheshet e Prishtinës.

Ai ka thënë se Gjermania vazhdon të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së dhe sipas tij, pa vendet e Ballkanit Perëndimor, projekti evropian nuk është i plotë.

“Dhe BE mendoj që është projekti më i suksesshëm i paqes në historinë globale. Është një projekt i papërfunduar dhe shpresoj që shumë shpejt të ketë anëtarë të rinj dhe në mesin e këtyre shpresoj të jetë Kosova një ditë. Gjermania vazhdon të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së. Pa vendet e Ballkanit Perëndimor, projekti evropian nuk është i plotë”, ka shkruar ai në “X”.

https://x.com/GermanAmbKOS/status/1788536901110009983