Publikohet formacioni më i mirë i sezonit në Ligën e Kampionëve

Paneli i Vëzhguesve Teknik i UEFA-s ka përzgjedhur ekipin e sezonit 2022/23 në Ligën e Kampionëve.

Formacioni i më të mirëve dominohet nga futbollistët e kampionit, Manchester Cityt, që përfaqësohet me shtatë të tillë.

Ruben Dias, Kyle Walker, Rodri, John Stones, Kevin De Bruyne, Bernardo Silva dhe Erling Haaland janë futbollistët e “Qytetarëve” që bëjnë pjesë në 11-shen më të mirë.

Alessandro Bastoni dhe Federico Dimarco janë nga ekipi finalist, Interi, kurse Thibaut Courtois dhe Vinicius Junior nga Real Madridi.