Prof. Dr. Lulzim Dragidella viziton Qendren Rinore – Ardhmeria. Zotohet për mbështetje më të madhe ndaj OJQ-ve

Sot, bashkë me Drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Skender Merturi, vizituam OJQ-në “Qendra Rinore Ardhmëria”.

Aty u diskutuan sfidat e tyre si qendër rinore dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes të pushtetit lokal dhe OJQ-ve në të ardhmen.

Shoqëria civile dhe OJQ-të janë shumë të rëndësishme, si për komunitetin, ashtu edhe për pushtetet, pasi ato përveçse ndihmues, kanë rol edhe mbikqyrës.

#MeOJQtë #PërOJQtë sepse Bashkë Qeverisim.