Përfshihet nga flaka një autobus në Prishtinë

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në Prishtinë.

Saktësisht në rrugën “Ilir Konushevci” është përfshirë nga flaka një autobus i trafikut urban i linjës “A6”.

Në vendin e ngjarjes kanë dal zjarrfikësit dhe policia.

Përmes një video që ka siguruar Indeksonline shihet momenti kur zjarrfikësit mundohen ta ndalin tymin që u shkaktua nga flaka.


Shkaqet që kanë dërguar deri të kjo nuk janë bërë të ditura ende.