Pejanët bien në pranga, kapen duke vjedhur cigare

Dy burra në Pejë janë arrestuar pasi janë kapur duke vjedhur cigare në një market.

Nga të dyshuarit është konfiskuar një thikë dhe një kaçavidë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Sipas Policisë rasi ka ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit.

Raporti i plotë:

“Pejë 03.06.2023 – 03:32. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që janë kapur duke vjedhur cigare në një market. Nga të dyshuarit është konfiskuar një thikë dhe një kaçavidë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.