Pas rekomandimit për suspendim nga IPK-ja: Zyrtarët policorë në Klinë arrestohen për dhunë ndaj një të ndaluari

Klina info ka raportuar dje se Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Klinë, të cilët dyshohen se kanë keqpërdorur forcën gjatë një intervenimi policor.

Tutje, Sinjali ka siguruar ekskluzvisht dje emrat e zyrtarëve policorë: Nezir Gashi, Enis Elezaj dhe Shkëlqim Saliaj, të gjithë të angazhuar në Stacionin Policor të Klinës (në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë).

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur për Sinjalin se patrullat policore kishin shkuar në një shtëpi në Klinë për të arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Kanosje”.

“‘Patrulla policore kanë shkuar në Klinë për të arrestuar një përson, i cili ka qenë I dyshuar për veprën penale ‘’Kanosje’ Pas arrestimit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, siç është raportuar nga policia”, tha Nikçi.

Megjithatë, ai theksoi se pas analizimit të provave të paraqitura, janë evidentuar elemente që mund të përbëjnë veprën penale të “keqtrajtimit” ndaj të arrestuarit.