Panel Diskutimi me Ekspertë – Promovimi dhe Zbatimi i Barazisë Gjinore,

MWAHR me datë 22 maj 2025, organizoi “Panel Diskutimi me Ekspertë – Promovimi dhe Zbatimi i Barazisë Gjinore, me zyrtarë komunal të Komunës së Klinës.
Ky panel diskutimi ishte një mundësi e mirë për shkëmbimin e ideve dhe përvojave, ku zyrtarë komunal, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë ndanë përvoja dhe rekomandime mbi mënyrat e integrimit të perspektivës gjinore në të gjitha fazat e politikave publike. Diskutimi u përqendrua te nevoja për një qasje të qëndrueshme, që nis nga faza e planifikimit strategjik dhe shtrihet deri te zbatimi e vlerësimi i rezultateve, duke siguruar që çdo vendim, program apo investim të marrë në konsideratë ndikimin e ndryshëm që mund të ketë tek gratë dhe burrat.

Paneli prodhoi një konstatim të përbashkët se për të ndërtuar barazi gjinore në komunën e Klinës, është e nevojshme që çdo hap, nga planifikimi i politikave e deri te vlerësimi i rezultateve, të bëhet me “filtrin gjinor”: krijim i një njësie të fuqishme për barazi, buxhetim i dedikuar, vlerësime të detajuara të ndikimit, monitorim transparent dhe konsultime të ndara për të gjitha grupet komunitare. Vetëm kështu politika lokale do të sigurojë rezultate të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të ndjeshme ndaj nevojave të grave dhe burrave.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit ” Zbatimi i politikave gjinore në avancimin e barazisë gjinore në komunën e Mitrovicës së jugut dhe Klinës “, i mbështetur nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, pjesë e projektit Instrumenti për Barazi Gjinore, i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe i implementuar nga UN Women Kosovo