Kryetari i OVL UÇK-së, Dega në Klinë, Hajdin Balaj ka thirrur të gjithë veteranët e qytetarët të ju bashkohen në protestën e madhe që do të mbahet në Prishtinë më 7 gusht në ora 17:00 në Sheshin “Skënderbeu”, organizuar nga Kategoritë e Dala nga Lufta e UÇK-së.
Protestë kjo Kundër Padrejtësisë ndaj Çlirimtarëve që po mbahen në Hagë.
Nisja nga Klina bëhet me autobusa nga zyra e veteranëve nga ora 14:30 në mënyrë të organizuar.