Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së protestojnë nesër tërë Kosovën me nga 99 persona, më 9 korrik ora 12:00

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së do të protestojnë me datën 9 korrik ora 12:00 me moton: “NË MBROJTJE TË LUFTËS ÇLIRIMTARE”,

Kjo është konfirmuar sot nga Krytari i OVL e UCK-së dega në Klinë Hajdin Balaj

Balja deklaroi për Klina info se protesta e tyre do të jetë simbolike duke vendosur kështu që të gjitha degët e tyre të në të gjitha komunat e Kosovës mbajnë këtë protestë në orën e njëjtë 12:00, në Shehin Mujë Krasniqi në Kline në të cilën do të marrin pjesë nga 99 veteranë dhe të burgosur politikë.

Protesta do të jetë në përputhje me vendimin e ri të Qeverisë për tubime.

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë të Kosovës, janë shprehur kundër Gjykatës Speciale me seli në Hagë dhe kanë kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që ta ndryshojë Ligjin për specialen, pasi duhet të gjykohen të gjitha krimet dhe gjenocidi i kryer nga Serbia në Kosovë./