Një 30 vjeçar bie nga teleferiku në Brezovicë, policia jep detaje

Të shumtë janë njerëzit që zgjedhin që sezonin dimëror ta kalojnë në Brezovicë.

Si një prej vendeve më të mira turistike të Kosovës, Brezovica gjithmonë tërheq njerëzit për ta vizituar.

Por një person pësoi lëndime pasi ra nga teleferiku. Rasti ka ndodhur rreth një orë më parë.

Lëndime trupore ka pësuar një 30 vjeçar i cili edhe është dërguar në Emergjencën e Ferizajt.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Kemi pranuar informacionin se një person aksidentalisht është rrëzuar nga teleferiku. Policia me ndihmë të qytetarëve i kanë ofruar ndihmën e nevojshme. Sipas mjekëve gjendja është stabile ,  por që ka lëndime të marra. Personi në fjalë është transferuar për në Emergjencën e Ferizajt”, tha Gashi.

Ai gjithashtu theksoi se numri i njerëzve të cilët gjenden në Brezovicë është mjaftë i madh.