Në Spitalin e Pejës, shënohet rënie e lehtë e numrit të pacientëve me Covid 19

Spitali i Përgjithshëm Rajonal i Pejës raporton sot, rënie të lehtë të numrit të pacientëve me COVID-19.

Pavarësisht rënies së numrave, ky Spital mbetet lider me numrin më të madh të të shtrirëve.

Raporti i plotë:

“Ndonëse ende ka numrin më të madh të pacientëve ne nivel vendit, ka filluar të bije numri i pacientëve me Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm Pejë.

Gjendja aktuale e pacientëve me Covid-19 më datë 11.09.2021:

✓176 pacientë janë të shtrirë;

✓153 pacientë janë në Oksigjenoterapi;

✓ 10 pacientë janë në CPAP;

✓ 49 pacientë ne gjendje të rëndë;

✓ 22 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit;

✓12 pacientë të pranuar gjatë 24 orëve të fundit.

Mbroje vetën vaksionohu.”-thuhet në raport./