Nasuf Bejta zëvendëson Vasfije Krasniqin në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për zëvendësimin e ish-deputetes së VV-së, Vasfije Krasniqi me Nasuf Bejtën.

Në zgjedhjet e fundit qendrore, Bejta kishte garuar me numrin 64 dhe kishte arritur t’i marrë rreth 5 mijë e 763 vota.

Ndërsa më herët ka qenë anëtar i LDK-së.

Bejta poashtu ka qenë kundërkandidat i Vjosa Osmani për president të vendit.

Kujtojmë që Vasfije Krasniqi- Goodman ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetes së Kuvendit të Kosovës më 21 shtator.

Në arsyetimin e saj, Krasniqi ka thënë se dorëheqja vije si pasojë e gjendjes së saj jo të mirë shëndetësore.