Moti sot: Vranët dhe me diell, parashihen edhe riga shiu

Moti sot në vendin tonë parashihet të jetë me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas Prishtina Wather, orëve të pasdites shfaqen kushte për ndonjë rigë lokale shiu.

Temperaturat minimale zbresin në 4 gradë celsius e 5 gradë celsius, e gjatë ditës shkojnë deri në 12 gradë celsius e 14 gradë celsius.

Do të fryj erë veriore e veriperëndimore e lehtë dhe mesatare 4-8m/s.