Kosovarja me Covid-19 tentoi ta kalojë kufirin Kosovë-Shqipëri, kapet nga Policia

Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një të dyshuar femër të infektuar me virusin Covid-19 pasi që e njëjta ka tentuar që ta kalojë kufirin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

“ Është raportuar se ndaj të dyshuarës femër kosovare është hapur rast pasi që e njëjta derisa ka qenë me Covid 19, duke mos u përmbajtur rekomandimeve ka dalë nga vetë izolimi”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Ky veprim i saj ka qenë në kundërshtim me rekomandimet e IKSHPK-së dhje institucioneve tjera shëndetësore.

Kjo nuk është hera e parë kur të infektuarit me Koronavirus thyejnë masën e izolimit.

Raste të tilla ka pasur edhe brenda qyteteve në Kosovë./